• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ I penduari rrëfen detajet, çfarë zbuloi para hetuesve

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të bindë Alkond Bengasin që të bashkëpunojë në funksion të zbardhjes së grabitjes së 9 prillit në Rinas.

Ditën e djeshme, Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërsa burime konfirmojnë se Bengasi ka dhënë informacione të vlefshme për hetimin dhe do të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.  

Bengasi është i pari i arrestuar si i përfshirë në grabitjen që tronditi opinionin publik dy javë më parë, ndërsa hetuesit e zbuluan atë nga shenjat e lëna në furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, të përdorur nga organizatorët e grabitjes për të hyrë në Aeroportin e Rinasit dhe vjedhur disa thasë me vlera të ndryshme monetare.

Pas identifikimit të tij, 34- vjeçari është shoqëruar në Polici ditën e shtunë, 20 prill, ku edhe ka treguar se ka marrë pjesë në modifikimin e furgonit, si dhe emrat e disa prej personave të përfshirë në të ashtuquajturën supergrabitja, ku humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë, Admir Murataj, shkruan panorama.

Ky i fundit, i shpallur më herët në kërkim për 3 grabitje të blindave gjatë rrugës për në Rinas. Në dëshminë e tij mësohet se Bengasi ka nxjerrë edhe emrin e Klement Çalës dhe të vëllait të tij, të shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa do të jenë veprimet e tjera hetimore të Krimeve të Rënda, që do të verifikojnë vërtetësinë e thënieve të tij.

HETIMET

Shenja e gishtit e lënë në furgonin e modifikuar, ka bërë që hetuesit të identifikojnë Bengasin, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë emrat e të paktën 9 personave, 3 prej tyre të arrestuar.

Prokuroria dhe Policia, me anë të metodave speciale të hetimit, ka vënë nën përgjim një sërë numrash, duke bërë kështu identifikimin e disa personave që dyshohet se janë pjesë e grupit që grabiti rreth 5.8 milionë euro në Aeroportin e Rinasit. Alkond Bengasi mësohet se kishte 6 muaj që punonte në servisin e marrë me qira nga vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala, të cilët dyshohet se janë ndër organizatorët e grabitjes, shkruan panorama.

Nga hetimet e deritanishme, burime thonë se pjesë e grupit që në një formë apo në një tjetër kanë marrë pjesë në grabitje, janë 9 persona, për të cilët po punohet që të arrestohen. Ndërkohë, mesditën e djeshme, Gjykata për Krime të Rënda zhvilloi me dyer të mbyllura seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Alkond Bengasit, i cili u përfaqësua nga një avokat i caktuar kryesisht, kjo pasi nuk pranoi mbrojtjen nga avokati i gjetur nga familja.

Si përfaqësues të Akuzës, në seancë ishin dy prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho, të cilët pas relatimit të provave dhe dëshmisë së Bengasit, i cili nuk ka folur para Gjykatës, kërkuan caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për të.

Gjatë ditës së sotme pritet që para Gjykatës për Krime të Rënda të dalin 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, Oltion Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, shkruan panorama.

Këta persona akuzohen nga Prokuroria për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e Punonjësve të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.



5 Comments

  1. PO KY ESHTE MEKANIK . SI I DITKA TE GJITHA KY DHE POLICIA NUK KA DITE GJO ? NE KETE MESELE VETEM TELLALI MUNGOKA. NDOSHTA E ARRESTOJNE ME VONE TELLALLIN PER MOS VEPRIM .

  2. Viktimat e radhes. Fatkeqsisht. Po gjetet nje te vetem ne kete toke qe ju beson ma prezantoni . Do te jete cudia me e madhe.

  3. Me kete polici politike dhe kriminale çdo gje mund te ndodh dhe asnje gje nuk eshte e besueshme . Keta krijuan Alizotin , a beseohen keta kriminele me uniforme ?

    1. i more 120 euro o varikars fake komentus. Ik mastubohu me deklaratat e plakut dixhital. jeni ber kaq negativ qe ne vend ta ndihmoni kauzen per te cilen pagueni, po e demtoni me shum o varikarsa. po krijoni me shum urretje patologjike, jo vetem te ata qe nuk ju kan dashur kurr por edhe te demokratet e ndershem e me dy pare ment. Ju qe per nje sufllaqe ne dit mendoni se po e beni kete pun mir, nuk i keni sjell asnje gje te mir ketij vendi pasi jeni fake, si spinuni vrimceles digjital me ipad ne byth. mjeran. vazhdoni se po ia rrisni kapitalin politik nje varikarsi si Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *