Sipas një studimi të ndërmarrë nga Komisioni Evropian, kroatët, sllovakët, bullgarët dhe spanjollët kryesojnë listën e qytetarëve evropianë më skeptikë ndaj paanashmërisë së pushtetit gjyqësor.
Anketimi është kryer në intervalin tre-ditor nga 9 deri më 11 janar të vitit 2018 mbi një fokus grup prej 26,446 personash. Të intervistuar nëpërmjet telefonit celular, 76% e kroatëve janë përgjigjur se pavarësia e gjyqësorit në vendin e tyre është midis cilësimeve “shumë” dhe “mjaft keq”.
Kroatët pasohen nga sllovakët, që në një shumicë prej 60% kanë mosbesim të theksuar tek objektiviteti i gjyqësorit, duke u ndjekur më pas nga bullgarët dhe spanjollët, që janë përgjigjur respektivisht me 58 dhe 55% si besimpakët ndaj pavarësisë së njërës prej hallkave më të rëndësishme në kontrollin dhe balancimin e pushteteve.
Në të njëjtën mënyrë, meqenëse elita qeverisëse në Poloni ka vënë në zbatim një reformë drejtësie të kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, gjysma e polakëve kanë shprehur gjithashtu rënie të besimit në efikasitetin e gjyqtarëve të tyre.
Kroacia skeptike ndaj gjyqesorit?! Vertete? Prandaj BE e solli Vllahutin ne Shqiperi qe ta bente me lemsh se ne Kroaci?! Plus korrupsionit dhe mbeshtetjes ndaj korrupsionit ne Shqiperi, karriera e Vllahutin ne BE duhet te jete null…