• |
ide | kryesore

Hahn: Shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë mund të ketë pasoja dramatike

Lajme, Të fundit



Komisioneri europian, Johanes Hahn shprehet i bindur se në fund të muajit Maj Komisioni Europian do të paraqesë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sipas kritereve të miratuara njëzëri nga shtetet anëtare, në një intervistë të dhënë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA).

“Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë në raport me kriteret e pranuara nga shtetet anëtare. Reforma gjithëpërfshirëse në Drejtësi është ekzemplare. Për më tepër, pritshmëritë legjitime të shqiptarëve duhet të vlerësohen nga shtetet e BE-së. Megjithatë, për shembull, përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, në sektorë që shqetësojnë veçanërisht shtetet anëtare, duhet të rriten”, vazhdoi Hahn i pyetur nëse Shqipëria do të marrë sërish rekomandim pozitiv.

“Nëse BE-ja nuk eksporton vazhdimisht stabilitet tek fqinjët tanë të afërt, atëherë do të importojë destabilitet”, tha komisionari europian i pyetur nëse shtetet e BE-së do të respektojnë rekomandimin e Komisionit.

Për sa i përket pasojave në rast se rekomandimi pozitiv i Komisionit nuk do të miratohet, Hahn deklaroi se “bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së. Vetë shtetet anëtare vendosën qershorin si afatin për të vendosur hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Shtyrja dhe mosnjohja e progresit objektiv të bërë nga vendet kandidate do të ketë pasoja dramatike për këto vende dhe rajonin në tërësi”, theksoi ai./ATA



14 Comments

  1. PO CFARE PRETE HANE SOROSI HAN PACAVURE PSE SI KE HAPUR KA 6-VITE CFARE PRET NE VJESHTE TE VITIT 2013 ISHIN GATI PSE NIK HAPET ATEHER SEPSE RAMA NUK I DO ATA RAMA KA NENEN RUSI PO JU BUROKRATET E BRUKSELIT ME NJE PROSITUT DYPLLOMATIKE SI AJO VLAHUTIN E NEVERITESHME E KORRUPTUAR E DEGJENERUAR NJE SEKT RILIDAS TE GJITHE SORJANEW

    1. un nuk ju kuptoj ju maloket e PD kaq shum e urreni vendin tuaj o funderrina te financuara nga bankat sllavo/ruse. ju qifte derri nonen

  2. E doke edhe doren e fundit te parave???? Per cfare reforme flet.Stabiliteti Si funksionon ne vendin tuaj zotrote

  3. pe mos te luajn keta bythqir me delet,derrat,lopet,kazanet.vendi dy vite pa gjykat kushtetuese,vendi gjasht vite me deputet vrases,trafikant,prostitut,kanabist.vendi me kryeminister te droguar dhe te gjith myllin syt.po te kishte shtet nuk do te koshte frrok,rama,sajmir tahiri,ndok dosh deputet.

  4. Ne besoj jemi i vetmi vend ne bote ku opozita ben çmos per te penguar integrimin e vendit,eshte turp i madh qe keta palopolitikane shajne vendin e tyre per hir te nje karrikeje te qelbur,po behuni mor plehra bashke dhe kontribuoni te hyme ne Europe e pastaj kokat çafshi o plehra…

  5. Si gjithmon, kur eshte per te mire te shqiperis. Dalin ca pleshta dhe komentojn kundra te huajve. Qe mesa duket e duan shqiperin me shume se sa ca pseudo shqipetar. Opo flak e tym duan qe ti dale ketij vendi, se sa ti mari meritat nje kundershtar i tyre. Jemi nje popull injorant qe fajin ua hedhim te huajve per gabimet tona.

  6. Seksioni i zgjerimit ne BE eshte bere si policia jone e shtetit……. eksziston vetem per imazh. Sa gjasa ka te luftohet krimi ketu, aq gjasa ka te zgjerohet BE ne 20 vitet e ardhshme. Cdo fake-hap si ky i celjes se negociatave ndihmon vetem tregun e droges dhe te emigranteve. Pike.

  7. Po’ ju mbajtet turqine 27 vjet me negociatat te hapura
    E do na beni derman neve.
    Ky heldi qytetari dhe ndonje tjeter me poshte qenkan imperialiste dashes
    Po’ ku u bete Ju o bij komunistesh
    Le qe Ju se keni problem kush eshte Zot shtepie ne shpi tuj mjafton kafshata e bukes.

  8. Dramën e tyre disa burokratë si Hahn, kërkojnë ta paraqesin si dramë të Europës.
    Nuk kanë qenë asnjëhere shqiptarët antikomunistë pro demokratë, kundërshtarë të integrimit europian.
    Partia demokratike si e para parti opozitare ndaj monopartisë komuniste të punës pas 5 dekadave, doli si një forcë e madhe politike pluraliste, me thirrjen :
    Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”.
    Edhe sot qindra mijëra shqiptarë që mbështesin PD, duke protestuar kundër rilindjes së krimit komunist të mpleksur edhe me krimin drogist, përsërisin po të njejtën thirrje.
    Shqiptarët si populli më i varfër e populli më i persekutuar nga diktatura staliniste në Europë, në shumicë dërmuese , kanë arsye të jenë pro Europës demokratike e të bëhen pjesë e saj.
    Porse duke parë se ca burokratë si ju, mbështesni qeverinë e korruptuar e kriminale, ky popull do të humbë shpresat e do të kthehet në një popull euroskeptik.
    Pikërisht ajo që ju quani suksesin më të madh të kësaj qeverie, reforma në drejtësi, shqiptarët po e shohin përditë se është tragjedia e demokracisë.
    Një vënd që ka një vit që i mungojnë institucionet e larta të drejtësisë, deri Gjykata Kushtetuese, e ka kthyer PS ish PP një regjim tërësisht totalitar. ku ligjin e bën vetëm një njeri, kryeministri., njëlloj si diktatori Enver dikur.
    Nëse produkti i kësaj reforme që ju e quani të suksesëshme, do të forcojë akoma më shumë pushtetet e kësaj qeverie kriminale, atëhere do të forcohet dyshimi se dikush kërkon ta zbrazë këtë vënd nga shqiptarët, për ta kthyer Shqipërinë në një kamp përqëndrimi të emigracionit afrikan e aziatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *