• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona nis festën: titulli n° 26! Rekordet e Messi dhe lojtarët që bënë diferencën

F1, Sport, Video



Barcellona është kampione në Spanjë për të dytin vit radhazi. Për ti dorëzuar titullin skuadrës së Valderde ka menduar edhe njëherë Lionel Messi, që hyri në pjesën e dytë kundër Levante. Goli “titull” është një goditje prej biliardo e argjentinasit në të 62′. Tre javë nga fundi Atletico Madrid, fitues pasdite në Ëanda Metropolitano kundër Valladolid, është i shkëputur 9 pikë. Aq sa duhet për të festuar titullin, katër ditë para gjysëmfinales së parë kundër Liverpool.

Titulli i 26° La Liga mban firmën e pangatërrueshme të Lionel Messi. “Pleshti”, që kaloi barrierën e 40 golave sezonalë për të 10 vit radhazi, ka fituar trofeun e gjashtë “Pichichi” (i treti radhazi). Një hap nga Këpuca e Artë (nëse e lejon Mbappé), për argjentinasin ishte një tjetër vit alieni, e pasuruar me rekorde. Në janar kaloi shifrën e 400 golave në Liga e me kampionatin e sapo fituar ka arritur Iniesta në vendin e parë të lojtarëve më fitues në historinë blaugrana (35 tituj, me mundësinë për tu shkëputur në krye në raste triumfi në Champions e Kupën e Mbretit). Prezenca e tij në fushë bashkë me Luis Suarez kanë prodhuar 54 gola, duke kaluar golat e shënuar në total nga 17 skuadra të divizionit të parë (Real pa Ronaldo, ka shënuar 59). Uruguaiano ka kaluar 20 golat sezonalë për të katërtin vit radhazi, si për të fshirë kritikat e atyre që e quajtën të mbaruar.

Por celësi i suksesit të titullit të dytë radhazi kalon edhe nga protagonistë të tjerë, duke filluar nga portieri. Edhe këtë vit Ter Stegen është konfirmuar ndër tre më të mirët në botë për rolin, duke e mbajtur mbrojtjen blaugrana mes katër më të mirave të turneut pavarësisht lojës ofensive. Përpara tij Piqué, me 32 ndeshje si titullar. E ndjekin Jordi Alba (partneri më i mirë i Messi në kualitetin e njeriut asist), Busquets e Rakitic, të gjithë interpretues të një futbolli impresionues nisur nga Guardiola, e që e ka ruajtur stilin e lojës edhe tani, duke shkruar historinë e viteve të fundit të futbollit europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *