• |
ide | kryesore

Merkato Inter: Danilo ka thënë “po”, vijojnë negociatat me Manchester City

Sport



Një tjetër mbrojtës krahu mund të vishet zikaltër. Sipas “Sky Sport”, Danilo i ka thënë “po” Inter, në negociatat që po zhvillohen prej disa javësh. Interesi i klubit zikaltër, për hir të të vërtetës, ka nisur që në vjeshtën e kaluar.

Tani Inter po diskuton me Manchester City, që gjithsesi nuk mendon të kundërshtojë shitjen e lojtarit, prej kohësh jashtë preferencave të Guardiola. Oferta e parë e zikaltërve është 15 milionë euro dhe klubi anglez ka kërkuar kohë përpara se të vendosë.

Nga ana e tij, Danilo është i gatshëm të heq dorë nga një pjesë e pagës. Kështu nga 4.5 milionë euro që merr aktualisht, mund të pranojë 3.5 për një kontratë më të gjatë, prej të paktën 4 vjetësh.

Këtë sezon ish-mbrojtësi i Porto ka zbritur në hierarkinë e Pep Guardiola: edhe për shkak të një dëmtimi në kavilje, Danilo ka luajtur vetëm 21 ndeshje sezonale me Manchester City. Në të djathtën e skuadrës së qytetarëve preferohet gjithmonë Walker, ndërsa në të majtë nuk arrin të fitojë ndaj konkurrencës së Mendy, Zinchenko dhe Delph.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *