• |
ide | kryesore

Demokratët kërkuan hetim financiar,Trump padit “Deutsche Bank” dhe “Capital One”

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur dy bankat prestigjioze “Deutch Bank” dhe “Capital One”, për të parandaluar përmbushjen e kërkesës së demokratëve për dorëzimin në KongrEs të të dhënave të tij financiare, në kuadër të akuzave për implikimin e mundshëm të Rusisë në fushatën elektorale për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2016.

Në padinë e ngritur kundër “Deutsche Bank” dhe “Capital One” e nënshkruar në emër të Organizatës “Trump”, si edhe nga tri fëmijët e mëdhenj të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Eric, Ivanka dhe Donald Jr., argumentohet se nuk ka bazë ligjore për hetimin e të ardhurave të akumuluara nga tërësia e bizneseve të familjes presidenciale. Megjithatë, demokratët kanë treguar vendosmërinë për t’i shkuar gjer në fund kërkesës së tyre.

Të dyja bankat janë të përfshira në projektet e presidentit Trump në fushën e pasurive të patundshme. Deri më tani, vetëm nga ana e “Deutsche Bank”-u ka pasur një reagim për të përditshmen amerikane “New York Times”, ku sigurohet angazhimi për t’iu disponuar informacionin e këkuar të gjitha hetimeve të autorizuara.

Në raportin përfundimtar të hetimit që u bë publik rreth dy javë më parë, Këshilltari Special, Robert Mueller, shpjegonte se ndërsa janë identifikuar lidhje të shumta  ndërmjet individëve që kishin lidhje me qeverinë ruse, dhe individëve të lidhur me fushatën e Trump, dëshmitë nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur akuzat penale. “Për më tepër, nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuarit, anëtarë të fushatës së Trump, se kishin komplotuar me përfaqësuesit e qeverisë ruse, për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.”- konkludonte Mueller.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *