• |
ide | kryesore

Athinë/ Sekuestrohen 155 kg hashash, në pranga 3 shqiptarë

Arkiva



Në një operacion anti-drogë të lokalizuar në zonën e Exarchia-s në Athinë, forcat e Policisë greke kanë sekuestruar 155 kg lënde narkotike të llojit “cannabis-sativa”, si edhe kanë vënë në pranga pesë persona, tre prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat fqinje, operacioni u finalizua në rrugën “Sp.Trikoupi” në Athinë, ku pas kontrollit në një banesë, efektivët zbuluan sasinë e konsiderueshme të drogës.

Në cilësinë e provës materiale, Policia helene sekuestroi edhe 11 mijë e 825 euro, një peshore elektronike dhe 6 celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *