• |
ide | kryesore

Helmimi masiv në Bulqizë, mbi 80 persona në spital

Lajme, Të fundit



Më shumë se 80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqziës. Ata dyshohet se janë helmuar, pasi kanë shfaqur të vjelladhe, dhimbje barku e koke.

Bëhet fjalë për të rritur e fëmijë.

Mjeket, nuk janë gjendje të thonë se çfarë e ka shkaktuar helmimin pasi janë në pritje të analizave. Por ka dyshime se shkak mund të jetë uji i pijshëm.

Në dyqanet e Bulqizës nuk ka më ujë pasi është blerë nga qytetarët, shkruan tvklan.

Drejtori i Ujësjellësit së Bulqizës, Nedion Muça nuk e ka pranuar se shkak i këtij helmimi masiv është uji i pijshëm. Ai tha se duhen pritur rezultatet e analizave pas 48 orësh. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *