• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal jashtë Champions, Brighton tallet me dëshpërimin e londinezëve

Sport, Video



Arsenal ka mbetur jashtë kualifikimit në zonën Champions League për sezonin e ardhshëm, të paktën përmes kampionatit, pas barazimit 1-1 kundër Brighton. Një rezultat i papritur për Gunners në Emirates, të dënuar nga një penallti e shndërruar në gol nga Murray, por ajo që lojtarët e Brighton bëjnë në fundin e ndeshjes nuk ka asgjë të përbashkët me sportivitetin.

Yves Bissouma, futbollisti i Brighton, sapo ka përfunduar takimi, ka nisur të qeshë e të tallet me lojtarët londinezë që ishin ulur në fushë të dëshpëruar. Imazhet e fiksuara nga kamerat tregojnë një mungesë etike të Bissouma, që është tallur me dhimbjen e Gunners për mungesën e kualifikimit në Champions në Premier League.

Në fakt, me 67 pikë në vendin e pestë, tre larg Tottenham, për skuadrën e Unay Emery është e pamundur rikuperimi në javën e fundit. Por, Europa League është mundësia e vetme për Arsenal që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20, gjithnjë nëse fiton trofeun.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *