• |
ide | kryesore

Gruevski mund t’i shpëtojë burgut

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet aktualisht në azil politik në Hungari, mund të shpëtojë prej dënimit me burg. Sipas Alsat, dosja për çështjen “Tanku” është regjistruar në Gjykatën Supreme, ku do t’i nënshhtrohet shqyrtimit  të jashtëzakonshëm të aktvendimit.

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, me kryeministër Jovo Vangelovskin, mund të ndërpresë aktvendimin dhe të rikthejë rastin nga fillimi, dhe një gjë e tillë nënkupton lirimin nga aktvendimi për ish-kryeministrin Gruevski.

Rasti “Tanku” me muaj nuk kishte arritur në gjykatën Supreme, sepse e njëjta çështje ishte në gjykatën e Apelit, ku pritej vendimi pas ankesës të të akuzuarës Gordana Jankullovska.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *