• |
ide | kryesore

“Një person i maskuar më drejtoi armën”, tentativë vrαsjeje ndaj drejtorit komunal të Leposaviç-it në Kosovë

Lajme, Të fundit
Kosovë



Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të vrasë drejtorin Komunal të Leposaviç në Kosovë, Marko Jaballanoviç. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën në mesnatë në Leposaviç. Raportimi në polici është bërë nga vetë Jaballanoviç, anëtar i Partisë Demokratike Progresive së Nenad Rashiç. Në denoncim ai thotë se kur ishte duke hyrë në një lokal, pranë tij ishte afruar një i maskuar dhe i ka drejtuar pistoletën, por nuk ka arritur të qëllonte.

“Leposaviç 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *