• |
ide | kryesore

Wanda i sulmon të gjithë: “Një foto nuk fshin 130 gola, pak burra të vërtetë si Icardi”

Sport



Për rreth një javë ka ‘folur’ vetëm duke postuar foto hot në shoqëri të bashkëshortit, por tani Wanda Nara thyen heshtjen e rrjeteve sociale dhe përgjigjet në një koment në profiling e saj në Instagram, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë tifozët e Inter, që nuk kanë aprovuar shooting e fotografive të ish-kapitenit të tyre e që do të donin të dëgjonin të flitej për sulmuesin argjentinas vetëm për përfaqësimet në fushë, e ndoshta pas ndonjë goli.

Bashkëshortja e menaxherja e Mauro Icardi ka postuar foton e radhës (me Mauro plotësisht të zhveshur e pjesërisht të mbuluar nga përqafimi i saj), ndoshta jo rastësisht, në kthimin pas transfertës së Udines, ku për herë të parë edhe ajo ishte viktimë e kontestimeve të rënda të ultrasve zikaltër e të fyerjeve të tyre.

Një ndjekës i Lady Icardi ka komentuar, duke akuzuar Mauro se është “i brishtë” e Wanda i është përgjigjur direkt: “Për një shooting fotografik nuk fshihen 130 gola e nuk harrohet si luan. Vetëm ai mund të thotë nëse është i lumtur e nëse unë bëj atë që e bën të lumtur e. Të kujtoj se është ai që zgjedh, të siguroj se ka pak burra të vërtetë si ai”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *