• |
ide | kryesore

Thaçi: E vërteta e rolit të Ramës në diskutimet me Beogradin

Lajme, Të fundit



Edi Rama është përfshirë në debate me kryeministrin e Kosovës, pas samitit të Berlinit. Në një deklaratë për mediat Haradinaj ditë më parë tha se ka dyshime se Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës. Por cili ka qenë roli e Edi Ramës në dialogun Kosovë- Serbi? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se ai ka qenë bashkëpunues.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën” – tha Thaçi në Opinion.



2 Comments

  1. Vazhdo shoku Thaci…se lirohesh. Ne fund te fubdit E Rama nuk eshte pergjegjes per cfaredo qe Thaci ben por nje qendrim i E Rames ne favor te Kosoves do ishte i drejte.
    Tani, njeri thoshte e nisa une, tjetri thote e nisa une, politikane shqiptare ‘te lodhur’ (psh Paskal Milo) thote e ka nisur BE (F Mogherini)…hajde merre vesh. Nje gje eshte e sigurte, dikush GENJEN.
    A kane keto politikane ndonje pike sinqeriteti?!

  2. Vetem genjeshtra do marrim keto komuna thone por nuk thone cfare do japin. Sorrosi do minieren e Trepces. Per kete po luftojne 3 Sorrosianet ta bejne realitet.
    3 tradhetare te Kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *