• |
ide | kryesore

Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufijve ia thashë unë Vuçiç, por ai…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka këmbëngulur se ideja fillestare e ndryshimit të kufijve ka qenë e tij. Ai tha se kjo lindi së mari në një takim me përfaqësies të Luginës së Preshevës. Ai mohoi që kjo të jetë një ide e nisur nga Beogradi.

“Është qesharake të mendohet që ideja e përfshirjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit përmes një procesit të korrigjimit të kufijve të jetë e Vucicit apo ndonjë tjetri. Është fakt takimi im me liderët e Preshëvës. Ai është i regjistruar. Është fakt edhe takimi një takim im në Austri.

Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën. Një plan për ndarjen e Kosovës nuk do të realizohet kurrë. Unë kurrë nuk jam pajtuar me idenë e shkëmbimit të territoreve. Atë e prezantoi së pari Rugova në 94-ën. Më pas e kanë pasur edhe liderë të tjerë të LDK-së. Ideja ime ishte korrigjimi padrejtësive.

Unë besoj në drejtësi dhe në angazhimin që kjo kjo zonë ti bashkohet Kosovës në emër të integrimit të Serbisë. Vuçiç gënjen nëse thotë se ka qenë dijeni e tij. Vuçiç nuk ka bërë kurrë një propozim të tillë. Ai nuk ka prezantuar asnjëherë një plan.

Ideja lindi nga një bashkëbisedim me liderët e Luginës së Preshevës. Unë e kam prezantuar si ide, por jo si plan. Ia kam thënë Vuçiçit, por ai ka reaguar në mënyrë arrogante. Me Mogherinin nuk kam folur asnjëherë në tavolina” – tha Thaçi në një intervistë për emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. iden ja dha milloshi thaqit por ky nuk guxonte ta thoshte me perpara sepse sala e kishte var ne litar se bashku me rugoven.tash qe i biri i stalinit rama erdhi ne pushtet e tregoi te verteten.ishte pikrisht thaqi qe i dha malit te zi 8000 e ca loöp,eter katror malit te zi pra qakorrin me ramen kryeminister ne shqiperi.zbrazi mitrovicen pertej ures nga 14 mij shqiptar .ky esht zmija taqi srbska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *