• |
ide | kryesore

Thellohet lufta tregtare me Pekinin, Trump dyfishon tarifat mbi mallrat kineze

Planet



Paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, për marrjen e masave ndëshkimore ndaj Pekinit për shkeljen e marrëveshjes tregtare, është vënë tashmë në zbatim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar taksat mbi produktet dhe mallrat me vendprodhim Kinën, që arrijnë vlerën e 200 miliardë dollarëve. Përkthyer në shifra të tjera, tarifat janë rritur nga 10 në 25 %, duke mos përjashtuar mundësinë e trefishimit.

Në kundërpërgjigje, Pekini zyrtar ka vendosur tarifa reciproke kundrejt SHBA-ve. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm presidenti Trump, ka pritur Zv.kryeministrin kinez, Han Zheng-un, për të vijuar bisedimet rreth marrëveshjes tregtare të mbetur pezull.

Paralajmërimi për rritjen e tarifave mbi mallrat kineze ka shkaktuar rënien e menjëhershme të tregjeve globale të aksioneve. Vendimi për dyfishim e taksave është argumentuar nga Trump si një kundërmasë ndaj atyre që i cilëson si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj SHBA-ve.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *