• |
ide | kryesore

Nis protesta e opozitës, “jelekportokallinjtë” takohen me Bashën

Lajme, Të fundit



Përkrahës të shumtë të Partisë Demokratike janë grumbulluar në sheshin e selisë blu, ku presin daljen e kreut Lulzim Basha, për të marshuar të prirë nga ai drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta e katërt kombëtare e opozitës së bashkuar.

 

 

Ndërkohë, me qindra protestues janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para institucionit qeveritar, duke drejtuar thirrjet “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.

Edhe kësaj radhe, pjesë e protestës janë bërë edhe banorët e Astirit që identifikohen me jelekët protokallinj, si edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që bëhet rishtazi pjesë e aksionit opozitar.

 

 



1 Comment

  1. Jelekportokallinjte eshte nji fjale e re shqipe qe do te thote: Cecen qe kane vjedh tokat dhe protestone se dune me i legalizu me zorr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *