• |
ide | kryesore

U dha vetëm dy orë leje për të protestuar, PD:  Nuk e njohim Policinë e Tiranës

Lajme, Të fundit



Përfaqësues të opozitës së bashkuar nga radhët e Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ia kanë paraqitur kërkesën për kohëzgjatjen e protestës së sotme deri në mesnatë Komisariatit nr.1 në Tiranë, duke deklaruar se nuk e njohin më institucionin e Policisë së kryeqytetit dhe për pasojë as kufizimin e saj orar për zhvillimin e tubimit deri në orën 20:30.

Ky vendim i tyri shpjegohet se është marrë duke konsideruar përplasjet e banorëve të Astirit në Unazën e Re, si edhe pas arrestimit të ish-deputetit, Klevis Balliu.

Ndërkaq, teksa pritet që të nisë protesta, godina e Kryeministrisë është blinduar përgjatë perimetrit të saj nga forca të shumta policore.

Rreth 1500 efektivë do të jenë të angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e mbarëvajtjes së protestës. Krahas forcave të rendit, në terren do të jenë gjithashtu edhe efektivët e RENEA-s, FNSH-së dhe Gardës së Republikës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *