• |
ide | kryesore

“Edvin! Hajdut! Legen”, thirrje përpara Drejtorisë së Policisë për lirimin e protestuesve

Lajme, Të fundit



Protestues të shumtë janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar në protestë. Ata kërkojnë lirimin e tyre, duke thënë se protestuesit po bëjnë burg politik.

“Edvin, hajdut, legen”, ishin disa thirrje të protestuesve, ndërsa vazhdimisht protestojnë duke brohoritur dhe ngritur zërin. Në këtë tubim janë të pranishëm edhe ish-deputetë demokratë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një prononcim për “News 24” deklaroi se disa qytetarë janë sot në burg, edhe pse ata kanë qenë nëpër lokale dhe nuk ishin të pranishëm në protestë. Paloka u shpreh se protestuesit janë në burg me urdhër politik të Edi Ramës. Ai shtoi se Arta Marku jep urdhëra për të arrestuar protestuesit, duke vepruar gjithmonë nën urdhërin politik të Ramës.

Policia e Shtetit informoi sot se ka arrestuar 50 protestues, ndërsa janë proceduar mbi 40 të tjerë. Opozita ka paralajmëruar tjetër protestë të hënën, më 13 maj.



8 Comments

  1. Po pse o Rame e cove popullin dhe policine e shtetit ne kete pike. Kur fare mire mund te beje zgjedhje te parakohshme e te fitoje prape nese populli te votonte.

  2. Nuk e keni te plote raportimin per parullat e protestuesve. Thane edhe qe do ta qijme rilindjen drejt e ne vesh.

  3. ju jeni te pafe more te paudhe. Ore Lulash po jemi ne muajin e madherishem te Ramazanit . Ne kete muaj nuk duhet te zihemi te grindemi por te bashkepunojme. Ti u bene thirrje njerezve te ngrihen ne protesta , por cfare feje ke ti more qyqar.

    1. Po ti fusim nje bashkepunim duke ndare tendera e koncensione me njeri- tjetrin meqe eshte ramazan. A me ben nje te rruar o i paharruar?

  4. Revolucionet behen kur njerezve te thjeshte u dhemb shpirti, jo xhepat.
    Shume nga ata qe ishin rrugeve dje, revolten e kishin me faktin qe ligji u ka ndaluar te bejne para me matrapazlleqet qe tash e shume vite ishin mesuar t’i benin.

  5. Rama eshte i ndyre ne veprime, ka shume qelbesira te lidhur me korrupsion tendera narkotrafikante qe e mbeshtesin.
    Kjo eshte emergjence shoqerore.
    Rama do shqiptaret dhe shqiperine per ti vjedhur dhe per trafik e trafikante

  6. Cdo ditë Edi Ramës, jeni duke ia trashur qeverisjen dhe duke i ndihmuar shumë që edhe në zgjedhjet e ardhshëme të fitoj bindshëm me mbi 84%. Dhe PD- Partia e djallit 0.6%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *