• |
ide | kryesore

Reagon policia pas protestës: 84 të proceduar, mes tyre 50 në pranga

Lajme, Të fundit



Pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, ku konfirmon se janë proceduar 84 qytetarë për aktet dhune të ushtruar ndaj efektivëve të policisë, ndërsa 50 prej tyre janë arrestuar.

NJOFTIMI:

84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George Ë. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George Ë. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



6 Comments

  1. Forca e pashtershme opozitare tmerron regjimin. Per cdo arrestim nuk eliminoni nje armik, por shtoni edhe nje tjeter. Vete providenca zbriti mbreme ne tirane. I keni oret e numeruara.

  2. Ah more hale e kuqe, more buratin i pjelles se felliqur qe padrejtesisht ka marre borxh termin “rilindje”. Me vjen keq qe cdo fraze qe del nga goja jote e ndyre, perdhos ate Veri te virtytshem te cilin ti natyrisht NUK e perfaqeson. Ptu, felliqesire!

  3. Po normal. Do kete cik chaos, pse kollaj do leviz ajo bytha e gjere nga kolltuku?

    Nuk e di, kur te iki udheheqesi, ate iMac-un kush do ta trashegoje? Se keta barinjte tane kane ca si shume pordhe kur vijne ne pushtet! Ne vend te marrin nje Acer apo nje HP si gjithe populli( trim & paqedashes), duan iMac! A thua jane mjeshtra grafikash! 😛

  4. Ministri Lleshaj,duhet te na jape shpjegime edhe per ata provokatoret qe kishte futur policia ne rradhet e protestuesve.Njerin e kapen dhe mezi policia arriti,tja shkepuse nga duart protestuesve,duke e dekonspiruar totalisht policine per keta te infiltruar.Turp si per policine,ashtu edhe per vete ata persona ,qe pranojne te behen dobicat e policise se krimit.

  5. Po shikoj shenimin tuaj se po komentoj,shpesh.Mos keni vene ndonje tallon edhe per komentet?Nese po,na thoni sa komente lejohemi te bejme?Por shikojme se vetem me pseudonimin”I pa emer”,mbushet cdo faqe e ketij portali?

  6. Nga një gazetar i Top Channel që mbështet qeverinë Rama, dëgjova ti bënte kryeministrit Rama një pyetje normale kur ai po deklaronte se po “digjej” gjithë Shqipëria nga zjarri i ca shisheve me lëmdë djegëse që u hodhën në shkallët e dyertë e Kryeministrisë.
    Pyetja ishte:
    A nuk do ishte më mirë që kryeministri ti hidhte ujë këtij zjarri e jo ta provokonte më keq ?
    Kryeministri “i zgjuar” me batutat e tij ju përgjegj duke i bërë të gjithë budallej :
    “Po pse a nuk e patë se ne e shuajtëm zjarrin me ujë të bollshëm me presion me makina zjarfikse” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *