• |
ide | kryesore

12-vjeçari mbytet në lumin Valbona duke kapur peshk

Arkiva



Gjendet i pajetë trupi i një 12-vjeçari, i cili kishte rënë në lumë pasditen e djeshme në zonën e Dragobisë. I mituri kishte qenë duke peshkuar pranë banesës në kohën kur ka rrëshkitur dhe ka rënë në Valbonë.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Materialet u referuan në  Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *