• |
ide | kryesore

Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën

Lajme, Të fundit



Oret në vijim do të mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur në të gjithë territorin e vendit ku intensiteti më i lartë i tyre pritet në ultësirën perëndimore.

Parashikohet që pasditja të sjellë shtim të intensitetit të shirave në zonat lindore ku më problematike situata paraqitet në qarkun e Korçës, me reshje deri në 50 apo 60 mm shi. Sonte gjatë natës dhe nesër priten shira me intensitet të lartë në zonat veriore dhe qëndrore ku nuk përjashtohen rastet për përmbytjte lokale.

Situata meteorologjike vijon e paqëndrueshme deri në fundjavë, ku sipas Meteoalb, shirat do të jenë të pranishëm por në sasi të pakta. Fundjava sjell mot të kthjellet dhe vranësira të shpeshta. Përsa i përket temperaturave të ajrit vijojnë mengjeset e freskëta ku vlera minimale pritet të ulen deri në 6 gradë C në juglindje të territorit ndërsa vlera më e lartë në rang vendi pritet 23 gradë ne qytetin e Sarandës.

Fundjava sjell rritje të ndjeshme të temperaturave dhe ri-kthimin e motit të kthjellët ku termometri do të ngjitet deri në 26 – 27 gradë C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *