• |
ide | kryesore

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Tiranës liron mjekun

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme mjekun onkolog Enes Hafizi, i cili para 3 ditësh u arrestua për korrupsion.

Hafizi u filmua nga një kamerë e fshehtë në programin investigativ “Stop” duke marrë nga një vajzë kosovare një zarf me rreth 1 mijë euro, në mënyrë që pacienti, i afërmii vajzës, të bëntë rreze pa u detyruar të qëndrojë në radhë në QSUT.

Gjykata ka marrë vendimin për lirimin e Hafizit pasi ka vlerësuar si të drejta argumentat e avokatit mbrojtës së mjekut onkolog.



4 Comments

  1. Oj ne P .te S…
    Pastaj thone protestoni por ne menyre paqesore…kuptoni!? T’ju kruajme dhe shpinen thoni me mire!!@

  2. Po do i kete dhene dhe doktori zarfin gjykatesit qe ju befshin helm per femijet e tij se e moren ne qafe ate vend

  3. Ky rast ekstrem i maskarallekut te mediave , nje vajza ka shkuar te mjeku me qellim per ta provokuar gjoja per nji halle , sipas avokates se mjekut , mjeku i ka spjegu proceduren dhe NUK E KA MARRE ZARFIN qe ja ka dhene kjo vajza gjoja per ta ndimuar per nji halle te mall dhe eshte dhene filmimi deri ne lenien e zarfit mbi tavololine , dhe mjeku nuk ja ka kerku dhe nuk ja ka marre se nuk i ka ka kry ndonji gja.Sot po anantamohen mjeket qe jane me te keqpaguarit , keqtrajturita nga shteti ,dhe me me orare dhe pa orar me turne 24 oresh , te perballuar me paciente dhe familjare per mungesat eilaceve nga shteti , dhe prandaj po ikiun per dite dhe po punsohen ne Gjermani dhe po trajtohen si njerez , me kete qe po bane qeveria duke e cperqendruar vemebdjen nga mungesat tek mjeket do vije koha qe ta po vizitohena tek motorristat se bashku me makinat. kepuctaret .

  4. Keta hienat e stopit thone se denojne shendetesine “falas” te Ridhjerjes, por nuk shfaqin emrin e pacientit(qe s’i intereson njeriu) dhe shfaqin emrin dhe figuren e mjekut! Tani, kur ti si regji meskine merresh me personin dhe habitesh per bakshishin qe ai merrka, dhe nuk thua asnje fjale per shefat e tij, drejtuesit, ministrat, kryeministrat, ti e instrumentaluzon ceshtjen dhe denoncimi merr formen e nje problemi individi. Kjo i jep goje Ridhjerjes te ndeshkoje personin, sic edhe bene duke shkarkuar mjekun dhe infermierin 1 ore pas denoncimit mediatik dhe te dalin triumfaliste se sipas tyre sistemi funksionon por disa individe u prishkan imazhin Ridhjerjes, te cilet ndeshkohen direkt. Keta hienat e Stopit nuk e diskutuan asnje moment ne emisionin e tyre 60-minutesh pagen por edhe sakrificat e mjekeve specialiste ne Shqiperi. HIENAT E STOPIT, QE E KANE RROGEN TE PAKTEN 5-FISHIN E MJEKUT QE U DENONCUA, NUK PERMENDEN NE ASNJE RAST NESE EDHE MJEKE KOLEGE APO SHEFA TE MJEKUT NE FJALE E BEJNE KETE GJE ME KETO SHUMA ME TE GJITHE PACIENTET….. KARAGJOZET E STOPIT PRETENDUAN MBREME SE PO DENONCONIN RIDHJERJEN, POR NE FAKT U BENE NJE SHERBIM TE PACMUAR RIDHJERJES, DUKE DENONCUAR NJE INDIVID DHE DUKE E BERE RIDHJERJEN FUNKSIONALE PASI SHKARKON CDO INDIVID QE U CENON IMAZHIN! Vetem nese denoncimi do te ishte multi-lokalist dhe multi-personal, atehere do te aludohej per nje anomali konkrete te kalbjes se sistemit. Mbreme thjesht u litua nje vend i ri pune ne Onkologjik per nje mjek tjeter qe me siguri ka qene i interesuar te filloje pune aty….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *