• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Mallakastër, dyshohet për 1 të vdekur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Fratar të Mallakastrës. Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga Policia, janë përplasur dy automjete dhe dyshohet se një person ka mbetur i vdekur. Sakaq, në njërën nga makinat e përfshira në aksident, drejtuesi dhe pasagjerët kanë mbetur të bllokuar.

Forcat policore janë në terren për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, edhe shërbimi i zjarrëfikëses së bashku me një ambulancë kanë mbërritur në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *