• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në kumunat me shumicë serbe, KQZ akrediton mbi 450 vëzhgues

Planet



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 19 maj për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut. Në një njoftim për shtyp të organit zgjedhor, bëhet me dije se këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, Komisionin Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 organiziatë joqeveritare ndërkombëtare, 4 shoqata vendase, si dhe 15 media.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat e veriut të Kosovës u shpallën pasi më 27 nëntor të vitit 2018, kryetarët ekëtyre njësive vendore, Stevan Vuloviq në Zubin Potoku, Zoran Todiq në Leposaviq, Vuçina Jankoviq në Zveçan dhe Goran Rakiq në Mitrovicën Veriore, dhanë dorëheqjen në shenjë mospajtimi ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 % ndaj produkteve të importuara nga Serbia. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, ish-kryetarët katër komunave u shprehën se përmes taksës, serbëve të Kosovës u ishte kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë.

Vendosja e taksës u ndërmorr nga qeveria kosovare si reagim ndaj kundërshtimit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si edhe ndaj politikës së diplomacisë serbe në vende të caktuara të Bashkimit Evropian për tërheqjen e njohjes zyrtare të Kosovës. “Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. CEFTA nuk ka fuksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj”, e argumentoi në krye të herës vendimin kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur vendosmërinë për ta mbajtur në fuqi këtë taksë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, përkundër apelit të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe uljen në tryezën e bisedimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *