• |
ide | kryesore

Deputetët e rinj që betohen sot në Kuvend

Lajme, Të fundit



Në ndryshim nga seancat e kaluara sot në parlament, pritet të bëjnë betimin deputetë nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca. Nga radhët e opozitës, do të jenë Halil Valteri, Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 2017, e që pranuan mandatin e deputetët pas vendimit të opozitës së bashkuar për a dalë jashtë parlamentit. Gjithashtu nga radhët e LSI, betimin si deputet pritet ta kryejnë sot në seancë Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Suzana Topi.

Ndërkohë zgjedhjet vendore, kanë nxjerrë jashtë parlamentit 4 deputetë socialistë, të cilët do të garojnë në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Kështu në seancë plenare pritet të bëjnë sot betimin, Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit i cili kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku do të marrë mandatin e lënë nga Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.

Po ashtu pritet të bëjnë betimin edhe Florenc Spaho, i cili merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Prrenjas, si edhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili më 30 qershor do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *