• |
ide | kryesore

Mafia e tokave në bregdet, dënohen me burg 9 ish zyrtarë të Hipotekës në Kavajë

Lajme, Të fundit

Gjykata e Kavajës shpalli fajtorë nëntë ish-zyrtarë të Hipotekës dhe i dënoi ata me 18 vite burg për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Sipas vendimit të shpallur në prill ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

1-Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg
2-Andi Gjeçi, jurist në ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim
3-Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim
4-Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim
5-Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim
6-Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim
7-Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim
8-Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim
9Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu