Policia e Patosit arretoi një 30-vjeçar që si pasojë e depresionit ishte mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton dhe kishte qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.
Personi i mbyllur në katin e gjashtë të pallatit është identifikuar si Neli Xhelaj, rreth 30 vjeç, i cili kërcënonte se do të vetëvritej.
Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe negociuan me shtetasin në fjalë, i cili është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Por pas afro katër orësh negociatash me të, i riu është nxjerrë nga banesa në pranga. ©Lapsi.al
Ej o “profesionista” po si e nxirrni emer dhe mbiemer kte te shkretin, apo varja se kur jane kriminela nxirren me iniciale.
Po Sala nuk ka ndonje dixhital per kete ngjarje!?