• |
ide | kryesore

Takimi Trump-Putin mund të mbahet muajin e ardhshëm në Japoni

Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai mund të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në samitin G20 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Japoni. Trump ka thënë më 14 maj se ai ka planifikuar të takohet me Putinin në atë samit.

Putin është shprehur se Rusia është plotësisht e gatshme për të normalizuar marrëdhëniet me Uashingtonin në momentin që kushtet në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara lejojnë një gjë të tillë. “Ne jemi të hapur për të përmirësuar marrëdhëniet mirëpo nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me bashkëpunëtorët amerikanë”. 

“Sapo ata të jenë gati për këtë, dhe sapo të ndryshojë situata e tyre e brendshme politike, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Putin, i cili shtoi: “Shpresoj që këto kushte do të krijohen gradualisht në mes të Moskës dhe Uashingtonit, sidomos pasi raporti i këshilltarit special, Robert Mueller ka konfirmuar se nuk ka pasur bashkëpunim dhe Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në zgjedhjet amerikane”. 

Një ditë më parë Putin i ka thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se ai shpreson të rivendosë lidhjet mes Moskës dhe Uashingtonit dhe beson se Trump dëshiron të njëjtën gjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *