• |
ide | kryesore

Tensionet SHBA-Iran, ministri Zarif: Fajin e ka Washington-i, po tregojmë vetëkontroll maksimal

Planet



Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Zarif, ka komentuar përshkallëzimin e sanksioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se pavarësisht tërheqjes së Washington-it zyrtar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Teherani po shfaq “vetëkontroll maksimal”. “Përshkallëzimi i tensioneve nga ana e Shteteve të Bashkura të Amerikës është i papranueshëm. Po tregojmë vetëkontroll maksimal. Teherani vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe vëzhguesit ndërkombëtarë janë shprehur se Irani po zbaton plotësisht marrëveshjen.”- u shpreh Zarif në një dalje publike gjatë vizitës së tij në Japoni.

Në deklaratë kryediplomati iranian u shfaq shpresëplotë se Japonia dhe aleatë të tjerë të SHBA-ve, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërkombëtare, që konsiderohet si një garante e sigurisë kolektive. Tensionet midis dy vendeve janë përshkallëzuar pas tërheqjes së SHBA-ve nga pakti bërthamor, gjë që shtyu Iranin të njoftonte pezullimin e angazhimeve kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues.

Presidenti Trump e argumentoi tërheqjen nga marrëveshja me arsyetimin se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të frenuar Iranin të pasuronte arsenalin e tij bërthamor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *