• |
ide | kryesore

Pas grabitjes spektakolare hapet tenderi për sigurinë fizike të Aeroportit të Rinasit

Lajme, Të fundit



 

Një muaj pas supergrabitjes në Rinas, Tirana International Airport ka hapur garën për kompanitë që ofrojnë sigurinë fizike. Në muajin tetor përfundon kontrata me “ICTS Albania dhe muajt që kanë mbetur shërbejnë për plotësimin e anës proceduriale.

Në faqen zyrtare të kompanisë i bëhet thirrje kompanive ndërkombëtare të specializuara në këtë drejtim që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e garës.

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ synon që të lidhë kontratën për shërbimet e sigurisë për një periudhë 5 vjeçare.

Nga të dhënat mësohet se ICTS merr nga koncesionari i aeroportit rreth 1.5 milion euro në vit me qëllim garantimin e sigurisë dhe ka të punësuar 152 persona.



2 Comments

  1. Ta them une kush e fiton o Safeti os Pirini kush don te vej bast me mua deri ne 5 miljon lek jo dolls.shkruani nese jua merr mendja ne te kundert nese humbni ju une ju kerkoi qe mos te merreni me me shkrime per te hedhur mendime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *