• |
ide | kryesore

Basha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Fundi yt i paracaktuar. Kjo është një betejë për jetë a vdekje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama këmbëngul që data kushtetuese e zgjedhjeve nuk do të levizë, pra do të mbetet 30 qershori, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Shkodra i është kundërpërgjigjur duke thënë se për të ndaluar një tirani të krimit ja vlen çdo sakfrificë.

Basha është shprehur se protestat e opozitës dhe qytetarëve janë një betejë për jetë a vdekje dhe saj është përcaktuar, fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe fund ii atyre që sipas tij duan të kthejnë tiraninë.

“Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësishme janë kaq aktuale. Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakfrificë, çdo çmim. Unë, PD dhe të gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të bashkuar se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion, oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe i ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është tashmë një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të kthehen në tirani dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe popullit të bashkuar”, tha Basha.



4 Comments

  1. Partia demokratike komuniste ben thirrje grupeve Guerrilase te cohen ne kembe dhe te luftojme per liri a vdekje per btythen e salihut dhe zenit,kurse per lulune fatin e tij politik,cecene dhe shpellare guerilasit debatikas te jeni gati per te mbajtur lart frymen revolucionare

  2. Te vetmen mbeshtetje qe ka hiresia e tij eshte Sorros & Co. U.S as qe rruan fare. BE-ja shume shpejt po i keput fijet me Sorrosin, kjo do duket ne zgjedhjet qe po vijne. Perfundimi, peshku pa uje, vetem do perpelitet.

    Sa per Lulin qe thote “per jete a vdekje”, deri me tani, nuk kemi pare te vritet ndonje politikan per pushtet. Historikisht populli(trim & paqedashes) eshte bere mish per top. Keshtu qe mos na caj si shume tr, ti lere menjane keto lloj parrulla idiote, por te ndroje ate ligjin zgjedhor, se nuk po e ze hic ne goje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *