• |
ide | kryesore

Mesazhi nga Irani për Trump: Më mirë provo respektin se sa kërcënimet

Planet

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif sugjeroi të hënën që presidenti amerikan Donald Trump “të provojë respektin” në vend që të bëjë kërcënime. Zarif ka reaguar ndaj një postimi të presidentit Trump në Twitter të dielën, ku ai thoshte: “Nëse Irani do të luftojë, ky do të ishte fundi zyrtar i Iranit. Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”

Zoti Zarif tha se Presidenti Trump, nën presionin e një grupi që përfshin Këshilltarin e Sigurosë Kombëtare, John Bolton dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu po shpreson të realizojë “atë që kanë dështuar ta bëjnë agresorë të tjerë”. “Iranianët kanë qëndruar krenarë për mijëra vjet, ndërsa agresorët kanë ikur. Terrorizmi ekonomik dhe frikësimet me genocide nuk do ta zhdukin Iranin”, shkruante Zarif.

Javën e kaluar, Trump u duk se bëri një hap pas nga qëndrimi i ashpër ndaj Iranit, duke thënë se do të ishte i hapur ndaj bisedimeve. I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të enjten nëse Shtetet e Bashkuara do të hynin në luftë me Iranin, Trump u përgjigj “Shpresoj që jo”. Por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rënie të dukshme të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre rajonalë nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër.

1 Comment

  1. Strateg mjeshter! I fut tmerrin me kercenime qe pastaj te ulen si qengja ne tavoline. Irani ka tregu se ka byth, po kete rradhe do t’i qihet fort me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu