• |
ide | kryesore

Shqipëria ‘dorëzon’ kufirin me Greqinë tek oficerët e Frontex

Lajme, Të fundit

Rreth 50 oficerë të FRONTEX, nga nesër do të vendosen në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ku janë edhe zonat më të nxehta të ardhjes së migrantëve drejt Shqipërisë.

E ftuar në një studio televizive, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda informoi mbi konkretizimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme me FRONTEX, që është një nga agjencitë më të rëndësishme ligjzbatuese të BE-së.
Voda tha se Shqipëria është vendi i parë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka finalizuar një marrëveshje të tillë me FRONTEX.

Oficerët e FRONTEX, sipas saj, do të jenë nga Gjermania, Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe Rumania, ndërkohë që numri do të jetë fleksibël në varësi të situatave që do të kemi. Zv/ministrja Voda tha se, 50 oficerët e FRONTEX do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me oficerët tanë të policisë kufitare dhe migracionit.

Për shkak të eksperiencës, mjeteve dhe pajisjeve, sipas Vodës, ata do të jenë një vlerë e shtuar për vendin tonë. “Ndër pajisjet dhe mjetet logjistike vlejnë për t’u përmendur platforma të mëdha, që janë makina apo furgonë të pajisur me disa mjete brenda si sisteme vëzhgimi, radarë, radiomarrës, sisteme komunikimi, pajisje të kohëve të fundit, kamera termike etj.

Kjo është një ndihmë e madhe pasi mbulimi i kufirit me rrugë tokësore apo patrulla është i vëshitrë për t’u kryer”, tha Voda, duke shtuar se në tërësi janë mbi 300 oficerë të kufirit dhe emigracionit që mbulojnë kufirin e gjelbër në gjithë territorin e vendit.

FRONTEX ka në fokus të punës së saj menaxhimin e integruar të kufijve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve me vendet e BE-së dhe me vendet e treta jashtë saj.

E krijuar në vitet 2004-2005, mbas flukseve të mëdha migratore me të cilat u ndesh gjithë Europa kjo agjenci u fuqizua në staf duke kryer operacione jo vetëm në kufirin tokësor, por edhe në kufirin ajror dhe detar.

2 Comments

  1. Bravo, ja e vendosen dhe -Klonin-do bejne dhe brezin e bute ne kufi ,do heqin dhe vizat pastaj populli do jetoje i ”lumtur”ne kete shtet ,ne kete qeveri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu