• |
ide | kryesore

Suedi/ Assange akuzohet për përdhunim, kërkohet arrestimi i tij

Planet



Është kërkuar arrestimi i Julian Assange nga prokuroria suedeze me akuzën e përdhunimit seksual: hapi i parë për të kërkuar ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar.

13 majin e kaluar një gjykatë në Suedi kishte rihapur çështjen për akuzat e përdhunimit ndaj themeluesit të Wikileaks, që ndodhet i arrestuar në Britaninë e Madhe, pas dëbimit nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku kishte marrë azil.

Australiani 47-vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Aktit për Lirim me Kusht, pas arrestimit që i është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assange ka qëndruar si refugjat në këtë ambasadë nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Ai ka mohuar vazhdimisht këto pretendime. Aktualisht ai përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *