• |
ide | kryesore

I mori vendin tek Inter, tani e bën edhe tek Argjentina: Icardi mbetet jashtë për Kupën e Amerikës

Sport



Një sezon vërtetë për tu harruar për Mauro Icardi. Qendërsulmuesi i Inter, që ishte përfshirë në 40 të grumbulluarve fillestarë të Argjentinës, nuk do të jetë pjesë e listës së 23 lojtarëve që do të nisen për në Brazil me objektiv fitimin e Kupës së Amerikës (luhet nga 14 qershori në 7 korrik). Tekniku i albiceleste, Lionel Scaloni, ka vendosur të mos besojë tek Maurito, duke preferuar Lautaro Martinez e Dybala, që në fillim ishin në balotazh me Icardi për dy vende.

Një tjetër zhgënjim për ish-kapitenin e Inter në këtë sezon të trazuar, me pak gola e shumë cështje jashtë fushës që kondicionuan rendimentin e argjentinasit: “Kur dukej një nga opsionet kryesore, konflikti i tij në Itali për mungesën e rinovimit të kontratës e humbjen e shiritit të kapitenit i kushtuan shumë kohë jashtë fushës. Kështu, uli ndjeshëm nivelin dhe humbi vendin” shpjegon Tyc Sports përpara grumbullimeve të bardhekaltërve.

Një përjashtim i vërtetë për Icardi, një vit distancë nga ajo e Botërorit 2018, por tani edhe më e dhimbshme. Në Rusi ishte Gonzalo Higuain që rivalizonte, ndërsa tani i rrëmbyen vendin Lautaro Martinez, Paulo Dybala (edhe ai në një sezon me shumë luhtje) e mbi të gjitha Matias Suarez, sulmuesi 31vjecar i River Plate që ka luajtur 9 vjet tek Anderlecht, duke shënuar maksimumi 12 gola në një sezon.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE
Portierë: Armani (River Plate), Andrada (Boca Juniors), Marchesin (Club America).
Mbrojtës: Acuna (Sporting), Casco (River Plate), Foyth (Tottenham), Funes Mori (Villarreal), Otamendi (Manchester City), Pezzella (Fiorentina), Saravia (Racing), Tagliafico (Ajax).
Mesfushorë: De Paul (Udinese), Di Maria (Paris Saint Germain), Lo Celso (Betis), Palacios (River Plate), Paredes (Paris Saint Germain), Pereyra (Watford), Rodriguez (Club America).
Sulmues: Aguero (Manchester City), Dybala (Juventus), Lautaro Martinez (Inter), Messi (Barcellona), Suarez (River Plate).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *