• |
ide | kryesore

Minorenia e denoncuar e humbur gjendet në Berat por del kundër prindërve

Lajme, Të fundit



15-vjeçarja që u denoncua e zhdukur në Fier është gjetur nga policia në Berat, por minorenia ka dalë kundër prindërve.

Policia e Fierit njofton zyrtarisht se sot në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi SH.XH, 50 vjeç, për largim nga banesa të vajzës së tij 15-vjeçare.

Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kërkimet ku në bashkëpunim me Policinë e Beratit vajza është gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat.

Nga deklarimet e para, 15-vjeçarja ka thënë se ka ikur me dëshirën e saj për t’u martuar në Berat. Ajo ka rrëfyer se ishte e dashuruar dhe se i dashuri i ka premtuar martesë por prindërit nuk kanë dashur. Për këtë arsye ajo është larguar pa dijeninë e tyre nga shtëpia.

Policia pritet që ta kthejë 15-vjeçaren në Fier pranë prindërve, ndërsa është shoqëruar dhe djali me të cilin ishte larguar.



1 Comment

  1. Si gjithmone beratas it te pare the ne droge,prostitucion, dhe akoma vazhdojne ,.Kete e di mire sepse nuk u ben peshtypjesen fare dhe grave beratase, bile krenohen me keto veprime,me traffic droge dhe femrash. U I HENGRI MORTJA,I ZENE NE FEMIJET E TYRE ISJALLA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *