• |
ide | kryesore

Tensionet SHBA-Iran, Rouhani: Rruga diplomatike me administratën Trump është e pamundur

Planet



Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se zgjidhja në rrugë diplomatike e konfliktit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, është e pamundur në rrethanat aktuale. Sipas Rohani-t, e vetmja rrugëdalje për Iranin është ndjekja e një politike ofensive, duke i rezistuar presionit të administratës së presidentit Donald Trump.

Kreu i shtetit iranian siguron se Teherani nuk do të ndërmarrë asnjë sulm ushtarak, pavarësisht sanksioneve ekonomike të SHBA-ve, që prekin kryesisht sektorin financiar, energjitik dhe të transportit. Rouhani ka vënë theksin tek nevojshmëria e ndëshkimit të tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore, që ka shërbyer edhe si shkak për tendosjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Trump e argumentoi tërheqjen nga marrëveshja me arsyetimin se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të frenuar Iranin të pasuronte arsenalin e tij bërthamor. Në përgjigje, Irani njoftoi se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues.

Irani katërfishoi prodhimin e uraniumit të varfëruar, që është përdorur si karburant për centralet bërthamore. Prodhimi i shtuar i uraniumit të varfëruar përbën shkelje të angazhimeve kryesore që i parashtrohen Iranit me karakter detyrues nga marrëveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *