• |
ide | kryesore

Protesta/ Provokimi i Zv.kryeministrit: Nuk ka tiranas në miting

Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka publikuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook” disa foto nga Parku i Liqenit në kryeqytet, ku sipas tij janë grumbulluar të gjithë qytetarët e Tiranës.

Braçe ka zgjedhur t’u bashkëngjisë fotove një përshkrim provokativ, duke shkruar se populli tiranas ka zgjedhur të kalojë pasditen në hapësirën e Parkut të Liqenit, përkundër pjesëmarrësve në miting, të cilët kanë mbërritur në kryeqytet për t’iu bashkuar protestës para godinës së Kryeministrisë, në sajë të organizimit të përfaqësuesve të opozitës në rrethe dhe qytete të ndryshme të vendit.

“LIVE: TIRANA ZGJEDH #PARKUNELIQENIT!

Nuk shihni tiranas ne miting? JA KU ESHTE POPULLI I TIRANES!”, shkruan Braçe në postimin e tij.

 

 



16 Comments

  1. Komunistet, po ta cini re jane gallate fare!
    Dikur na u premtua se do te hahesh me luge floriri, pastaj se ishim shteti më komunist ne bote dhe më i pasur ne bote.
    Me vone na u premtua se “me mire hanim bar se te shkelnim parimet e socializmit”!
    Tani festojme hapje imagjinare negociatash…… Kohet kane ndryshuar.
    Ndersa Bracja sapo qenka bere ‘tiranas’, me theks te ‘a’ e fundit……..

  2. Ky s’eshte as nga Berati jo! Eshte vec nje vemje qe vegjeton sqetullave te pronareve te ndryshem te PS-se!

  3. Foli dhe Topo Gigio se vetem ky kishte ngelur. Se kupton ky boti, kur tja fus sa krahu kryebariu. Do kete gallata.

  4. Kukuvajka qe u be zv-kryeminister
    eshte magjar per kapister
    kur flet ky te ze -kapslliku
    e mbulon dhe nje gjethe fiku

    ky vend si u katandis
    deri ne kete faze u bitis
    ku popull te me fali
    po nuk votohet ky -mi kanali-

    keti shikoi japine
    pastaj vari ne qafe kusine
    ku popull duhet ta mendoje
    kur te vere te votoje.

  5. Brace mendoja se kishe pak tru por e tregove qe nuk ndryshon nga nje kalama grindavec. Une jam Tironc prej 57 vjetesh dhe dje isha ne bulevard aty ku shetitnim perpara 35 vjetesh por ti qe Tironen e shikoje me dylbi nga Lushnja ke pasur e ke xhelozi per tironcit qe jane gjithmone popull demokrat jo si ju komunistet lalucer. Nese ky eshte argumenti per ju sot tregon qe jeni te mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *