• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Si u arratisën 2 shqiptarët e rrezikshëm nga burgu italian

Lajme, Të fundit



Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu i Carinola në Caserta mbrëmjen e shkuar. Shqiptarët e dënuar, Ervis Markja e Adriatik Geka 26 dhe 28 vjeç, pasi prenë me sharrë hekurat e qelisë së tyre, zbritën nga dritarja duke përdorur batanije dhe u larguan në drejtim të pa ditur, duke përfituar dhe nga sistemi i dobët i sigurisë. Alarmi për arratisjen e dy të dënuarve shqiptarë ra vetëm 3 orë pa ngjarjes dhe një kërkim policor për kapjen e tyre po zhvillohet në të gjithë provincën e Casertas.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie. Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me 3 të tjerë të bllokuar me të. Ngjarja ka vënë në alarm policinë italiane, që ka ngritur patrulla në rrugët kryesore dhe rrethina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *