• |
ide | kryesore

Aston Villa kthehet në Premier! Derby i Lampard dorëzohet

Sport



Aston Villa kthehet në Premier, qan Derby County. Finalja e playoff të Championship dënon Frank Lampard, i mundur 2-1 në sfidën kundër ish-shokut të tij tek Chelsea, John Terry, asistent i Dean Smith këtë ndeshje në pankinën e Villains. Atmosfera është ajo e një finale kupe. Klube historikë, Wembley i tejmbushur (më shumë se 85mijë spektatorë). Derby County impresionohet në fillim me Aston Villa që mundohet të shfrytëzojë talentin e treshes, El Ghazi, Abraham e Grealish. Skuadra nga Birmingham provon më tepër, por në 45 minuta ndodh shumë pak.

Avantazhi i Villians detyron Derby të shtyhet përpara duke lënë hapësira që skuadra e Terry i shfrytëzon. E nëse në të 47′ një gabim i arbitrit Tierney shpëton nga goli i dytë Lampard, në të 59′ nuk ka asgjë për të bërë: goditja e El Ghazi devijohet, topi mbetet në ajër dhe Roos del shumë keq, duke u befasuar nga McGinn që shënon golin e sigurisë.

Derby nuk hoqi dorë, duke kërkuar me ngulm të futej në lojë, por e bën më shumë me krenari se me taktikë e ide. Lampard provon nga pankina kartën Marriott, që shënon golin e parë për County ndaj Aston Villa në të tre përplasjet sezonale. E megjithatë, Aston Villa kthehet në Premier pas tre viteve vuajtje në Championship.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *