• |
ide | kryesore

Atentati në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve

Lajme, Të fundit
makina-ne-flake1_4.jpg



Dy të rinj teksa po ktheheshin me motor drejt shtëpive të tyre në fshatin Poro në Vlorë kanë rënë në pritë të një atentati, ku si pasojë 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Eno Mata 32-vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë në shtetin grek.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por Policia dhe  FNSH ka nisur punën intensive për zbardhjen e motiveve të atentatit.

Pas ngjarjes së rëndë, në fshatin Bishan është djegur një makinë tip “Mercedes”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *