• |
ide | kryesore

Përleshje masive mes shqiptarësh në burgun grek

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme dy të burgosur shqiptarë kanë trazuar burgun e Koridhalosë në Greqi, duke u përleshur egër.

Siç bëhet me dije nga mediat greke, fillimisht është bërë e ditur për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive, ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.

Në vijim, episodi është izoluar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre. Episodi është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *