• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk ka firmosur, por Conte ka nisur punën me Inter

Sport



Antonio Conte ka nisur tashmë punën për Inter, në kërkim të sugjerimeve. Jo akoma zyrtarisht, me njoftimin dhe firmat në kontratë, gjë që është parashikuar për javën e ardhshme, por në mënyrë operative po. Tekniku në fakt është fiksuar në një foto të shpërndarë nga Gazzetta.it në punë me përgjegjësit për median të klubit zikaltër. Me shumë mundësi po punohej me imazhin, për reklamimin e trajnerit të ri.

Njoftimi, që është shtyrë për respekt të Spalletti që ka humbur të vëllain Marcello, funerali i të cilit është kryer të mërkurën, duhet të vijë në ditët e ardhshme, edhe pse në fundjavë Conte do të niset së bashku me drejtuesit zikaltër drejt Madridit, për të marrë pjesë në finalen e Champions League të shtunën mes Liverpool e Tottenham. Nuk është planifikuar asnjë udhëtim drejt Kinës për momentin, ndërsa janë për tu përcaktuar kohët e prezantimit, që me shumë mundësi do të bëhet në korrik, në ditën e para të grumbullimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *