• |
ide | kryesore

Mardhënia e princ William dhe Kate në krizë

Paparazzi, Slider



Martesa e princit William të Anglisë me Kate Middleton duket se është në krizë. Të paktën kështu kanë shkruar ditët e fundit mediat angleze. Kate dhe William, shihen gjithmonë bashkë dhe të pandarë, por flitet se gjithçka është vetëm fasadë. Disa media angleze shkruajnë se princi e injoron totalisht, nënën e tre fëmijëve të tij. Jo vetëm kaq, por biografi anglez Andrew Morton, në librin e tij ‘William and Catherine’, flet për shumë ulje-ngritje në raportin në çift. Sipas Morton, pavarësisht se Kate Middleton mundohet që të ruajë aparencën duke u shfaqur në publik me burrin dhe tre fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, nuk është një grua e lumtur. Por se si është e vërteta, mbetet për tu parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *