• |
ide | kryesore

Vijon të mbetet në fuqi urdhri i ndalimit të ish menaxherit të Britney Spears

Arkiva, Paparazzi, Slider



Urdhri i Britney Spears kundër ish menaxherit të saj do vazhdojë. Vendimi u mor nga gjykatësja në Gjykata e Lartë të Los Anxhelosit, Brenda Penny e cila vendosë që urdhri ndalimit ndaj Sam Lutfi do të vazhdojë deri në 13 qershor. Në këtë datë do mbahet sërish një seancë ku do merret vendimi nëse urdhri ndalues do zgjatet për disa vjet.

Urdhri ndalues pohon se Lutfi ka ngacmuar dhe diskredituar Spears dhe familjen e saj nëpërmjet medias sociale dhe mesazheve.

Ish menaxheri i Spears ka qenë kritik ndaj vendimit që këngëtarja të jetë nën kontrollin e gjykatës dhe babait të saj.

Britney nuk u shfaq në seancë. Ajo u përfaqësua nga kujdestari i urdhëruar nga gjykata, babai i saj Jamie. Ai ka kontrolluar punët e Britney për 11 vite pas problemeve që këngëtarja ka pasur me shëndetin mendor.

Lutfi dëshmoi të martën ndërsa Jamie Spears do japë dëshminë në seancën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *