• |
ide | kryesore

Mesazhet në WhatsApp/ Soreca kapet “mat” edhe me 2 “të besuarit” e Ramës

Lajme, Të fundit



Ka shkaktuar një furtunë të vërtetë publikimi i mesazheve që kryeministri Edi Rama shkëmbente me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Ishte pikërisht një moment pakujdesie nga ky i fundit që u tregoi kamerave celularin duke nxjerrë mesazhet me kreun e qeverisë. Lapsi.al solli të zbardhura një pjesë të mesazheve në WhatsApp, ku Rama i dërgon një raport të situatës politike ku zbulohet fjalia “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Në raportim, Rama përmend edhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, që sipas Ramës ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj, ndërsa ambasadori ia kthen në italisht me fjalët: “çmenduri” dhe “e pabesueshme”. Por një tjetër detaj është lista e personave me të cilët ka komunikuar Soreca ditët e fundit.

Në bisedat e fundit nuk bëhet fjalë vetëm për shefin e qeverisë, por edhe për 2 të besuar të tij. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm Gent Cakaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Kontaktet me Cakajn, ditën e publikimit të raportit të progresit mund të justifikohen, por mbetet e paqartë se çfarë diskuton ambasadori me Agaçin, që njihet si një ndër njerëzit më të besuar të kryeministrit Rama.

Një tjetër emër me të cilin kishte komunikuar Soreca është edhe Michela Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *