• |
ide | kryesore

Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
luigi soreca



Luigi Soreca është rikthyer zyrtarisht me detyrë në Shqipëri, pasi shërbeu si ambasador i Bashkimit Evropian gjatë viteve 2018-2022.

Mësohet se Soreca është rikthyer në Shqipëri duke marrë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ai do mbajë këtë pozicion duke nisur nga data 1 shtator, deri në mbërritjen e kreut të ri të Delegacionit të BE-së. 

Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel, ndërsa ka shërbyer edhe si i dërguar i posaçëm i KE në Itali gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016.

Luigi Soreca rikthehet pas largimit të gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Ore Lapsaxhinj ! Sipas kalendarit i erdhi rradha per tu bere nje shkrim per Bechetin dhe per paret qe po i merr fsheurasi nga Rama.
    Do ta beni kete shkrimin apo do ta kaloni kete rradhe.
    Lereni kete rradhe, Njerzit jane me pushime . Prisni mesin e Shtatorit dhe fillon rradha nga e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *