• |
ide | kryesore

Programet bërthamore të Iranit, Khamenei: Jo negociata me SHBA, na dëmtojnë

Planet



Kreu i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë mundësinë e zhvillimit të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi programet bërthamore dhe raketore, duke deklaruar se në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë negocim me Washington-in zyrtar. “Ne kemi thënë më parë se nuk do të negociojmë me Amerikën, sepse negociatat nuk kanë dobi dhe na dëmtojnë.”- shkruan Khamenei në një postim në faqen e tij zyrtare të internetit.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti Iranian, Hassan Rohuani, sinjalizoi më herët se rivendosja e dialogut me SHBA-të mund të ishin të ndodhte në rastin e heqjes së sankisoneve, që prekin kryesisht sektorin energjitik, atë financiar dhe të trasportit.  Kreu i shtetit iranian ka siguruar se Teherani nuk do të ndërmarrë asnjë sulm ushtarak, pavarësisht sanksioneve ekonomike.

Rouhani ka vënë theksin tek nevojshmëria e ndëshkimit të tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore, që ka shërbyer edhe si shkak për tendosjen e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti Trump e argumentoi tërheqjen nga marrëveshja me arsyetimin se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të frenuar Iranin të pasuronte arsenalin e tij bërthamor. Në përgjigje, Irani katërfishoi prodhimin e uraniumit të varfëruar, që është përdorur si karburant për centralet bërthamore, duke shkelur kështu angazhimet kryesore që i parashtrohen në marrëveshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *