• |
ide | kryesore

3 vjet e 27 milionë euro lidhin Antonio Conte me Inter. Tërbohen juventinët: “Dua ta çoj klubin aty ku e meriton”

Sport



Më në fund është zyrtare: Antonio Conte është trajneri i ri i Inter. Një komunikatë e shfaqur në faqen e Inter ka zyrtarizuar raportin mes ish-trajnerit të Juventus dhe zikaltërve, që merr kështu vendin në pankinë, pas shkarkimit të Luciano Spalletti. Kontratë tre vjecare, pagesë prej 9 milionë euro në sezon (plùs bonus që mund ta cojnë shumën deri në 12 mln), stafi i përbërë nga bashkëpunëtorët më të besuar (vëllai Gianluca si zëvendës, asistentët Stellini e Vanoli, preparatorët Tous e Coratti, preparatori i portierëve Bonaiuti) e ardhja pas impenjimeve të qershorit të Italisë e Lele Oriali si menaxher i klubit.

“Duhet të jetë një punë e të gjithëve tek Inter, të gjithë duhet të kenë të njëjtën ambicje, të njëjtën uri, të njëjtën vendosmëri e të njëjtin entuziazëm për të kthyer Inter aty ku e meriuton, tek fitorja”. janë fjalët e para të Conte si zikaltër.

Me zyrtarizimin, nis tani epoka zikaltër e Conte fillimisht nga Madrid, ku do të jetë prezent bashkë me Administratorin e Deleguar Marotta e presidentin Steven Zhang, në finalen e Champions mes Liverpool e Tottenham. Rinisja në merkato është kryesore dhe janë dy emrat që për momentin duyken të sigurtë se do të mbërrijnë: Dzeko për sulmin e Barella për mesfushën. Më pas do të nisë sulmi drejt përforcimeve si Lukaku e Chiesa. Interi i ri po nis të marrë formë, me Conte në kabinën e regjisë. E me shumë mundësi rritjen e inatit të tifozëve juventinë, që janë të detyruar të shohin beniaminin e tyre në pankinën e rivalëve të urryer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *