• |
ide | kryesore

Diplomati rus i OKB-së shpallet non grata nga Kosova

Lajme, Të fundit



Diplomati rus Mikhail Krasnoshchekov është shpallur person non grata në Kosovë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) .

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka shpallur shtetasin rus si “person të padëshiruar në shtetin e Kosovës”. Haradinaj shkroi në “Facebook” se kërkon nga MPJ e Kosovës që rusi të shpallet “non grata” në bazë të “kompetencave kushtetuese dhe ligjore”.

“Krasnoshçevsk urdhërohet të largohet nga territori i Kosovës “për shkak të veprimeve të qytetarëve rusë kundër sistemit kushtetues të Kosovës, vlerave universale humanitare, paqes dhe stabilitetit”, tha Haradinaj. Policia e Kosovës ka kryer bastisje në komunat veriore të territorit më 28 maj, duke arrestuar disa persona, kryesisht serbë për përfshirje në vepra kriminale.

Beogradi tha se 28 vetë u arrestuan, duke përfshirë Krasnoshçevskin, i cili më vonë u lirua dhe thuhet se u dërgua në një spital në Kosovë. Ai u transferua më vonë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *